Faqja Kryesore ShowBiz Tronditet bota e muzikës, ndahet nga jeta në moshën 28-vjeçare DJ i famshëm

Tronditet bota e muzikës, ndahet nga jeta në moshën 28-vjeçare DJ i famshëm

1 Min e Lexuar
0
0
65

Ka ndërruar jetë në moshën 28-vjecare producenti dhe DJ i njohur Tim Bergling, i njohur me emrin e artit Avicii. DJ dhe producenti muzikor nga Suedia është gjetur i vdekur këtë të premte, por ende nuk dihen shkaqet dhe motivet.

“Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të Tim Bergling, i njohur edhe si Avicii”, njoftuan përfaqësuesit e tij në një deklaratë.

“Ai u gjet i vdekur në Muscat të Omanit, pasditen e kësaj të premteje. Familja është e shkatërruar nga ky lajm, ndaj kërkojmë me përulje respekt maksimal për nevojën e tyre për privatësi, në këtë moment tejet të vështirë. Të paktën për momentin nuk do të jepen më informacione apo deklarata”- thuhet me tej në deklaratë.

Disa prej hiteve më të shquara të tij janë “Levels”, “Wake Me Up” dhe “Hey Brother”.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në ShowBiz