Shefi i Shtatmadhorisë së ushtrisë serbe Millan Mojsilloviq ka deklaruar se në bisedë me shefin e Shtatmadhorisë së Rusisë ka “marrë përkrahje rreth asaj se si të punojnë në lidhje me Kosovën”.

“Ne edhe më tutje konsiderojmë se ai është territor i Serbisë, ndërsa veprimet e njëanshme të Prishtinës e përkeqësojnë situatën e sigurisë. Natyrisht se jemi posaçërisht të interesuar për sigurinë e serbëve, jo vetëm në veri të Kosovës, por në gjithë krahinën”, ka thënë Mojsilloviq për mediet serbe pas vizitës zyrtare në Moskë.

Ai ka thënë se ka biseduar me shefin e Shtatmadhorisë së Rusisë, gjeneralin Valerij Gerasimov dhe ka marrë garanci se Rusia, si partner më i rëndësishëm strategjik i Serbisë, do të vazhdojë të ofrojë “përkrahje të shumëfishtë”.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme