Kryetari i Lëvizjes për Bashkim (LB), Valon Murati, ka thënë se ridefinimi i kufijve forcon shtetin e Kosovës dhe bashkon shqiptarët.

Murati ka shprehur mbështetjen e tij për ndryshimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë me  marrëveshje duke thënë se “vetëm ndryshimi i kufijve me dhunë sjell luftë”.

Ai ka thënë në Rtv Dukagjini se versionet tjera të zgjidhjes janë shumë më të dhimbshme se lëvizja e kufijve.

“Me Asociacionin me kompetenca ekzekutive, ne bëjmë një shtet ku pakica prej 5%, çdo herë ka në dorë çelësin e stabilitetit të këtij shteti”, tha ai.

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim (LB), ka thënë se ndjehet i befasuar me ata “që gëzohen që u varros ideja e shkëmbimit të kufijve”.

“Po gëzohen njerëzit që u varros ideja që Presheva, Medvegja dhe Bujanovci t’i bashkohen Kosovës? Si është e mundur që ne aq lehtë e harruam përgjegjësinë ndaj atyre shqiptarëve që kanë qenë pjesë e të gjitha proceseve historike në Kosovë?!”

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme