Faqja Kryesore Kronika e Zezë VRASJE SËRISH NË GJAKOVË, BURRI VRET GRUAN

VRASJE SËRISH NË GJAKOVË, BURRI VRET GRUAN

2 Min e Lexuar
0
0
96

Një grua është vrarë me armë zjarri nga burri i saj në Gjakovë. Policia thotë se nuk është konstatuar nëse është vrasje e qëllimshme apo aksidentale.

Rasti ka ndodhur pesë minuta pas mesnatës së sotme. Lajmin  e ka konfirmuar për Insajderin zëdhënësja e Policisë rajonale Lirie Podrimja.

Në konfirmimin e PK-së, zëdhënësja e Policisë rajonale thotë se ende nuk dihet nëse vrasja ka qenë e qëllimshme apo aksidentale. Për rastin Policia është njoftuar nga Emergjenca e qytetit.

Magazina.com
Reklamë – Magazina.com – Shit / blerje falas!! Vizito tani.

Sipas saj, viktima ka arritur në spitalin e Gjakovës pa shenja jete.

“Kjo ende nuk është vërtetuar që është vrasje, informatën e kemi marrë mbrëmë pesë minuta pas mesnate se një person ka mbetur pa shenja jete si pasojë e armëve të zjarrit, por bazuar në deklaratat e familjarëve ende nuk po dihet se a është vrasje apo vrasje aksidentale. Mjekët kanë konstatuar se viktima ka arritur në spital pa shenja jete”, ka thënë Podrimja.

“Personi i vrarë është femër e moshës 16 vjeçare, dhe vrasja ka ndodhur në rrugën ‘Ali Ibra’ në Gjakovë”, ka përfunduar ajo.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Kronika e Zezë