Faqja Kryesore Botë Zjarr në anijen amerikane, gjenden trupat e 25 viktimave

Zjarr në anijen amerikane, gjenden trupat e 25 viktimave

2 Min e Lexuar
0
0
27

Një zjarr në një anije në ujërat e Kalifornisë ua ka marrë jetën 25 personave, ndërsa nëntë të tjerë janë shpallur të zhdukur. Anija është djegur plotësisht dhe më pas është fundosur në orët e para të mëngjesit të së hënës.

Roja bregdetare amerikane njoftoi se pesë anëtarët e ekuipazhit arritën të largohen nga anija, por 33 pasagjerë dhe një anëtar tjetër i ekuipazhit janë gjetur të vdekur ose janë ende të zhdukur.

Pas operacionit të kërkimit nga ekipet e shpëtimit, 25 trupa të pajetë u gjetën, ndërsa nëntë personat tjerë gjithashtu besohet se kanë vdekur. Zyrtari i rojes bregdetare, Matthew Kroll, tha se trupat e gjetur kanë shenja të vdekjes nga fundosja në ujë.

Në kohën e zjarrit, anija e vogël ishte afër ishullit Santa Cruz, jo shumë larg Barbara-s dhe Los Angeles-it.

Trupat e parë që u gjetën të hënën ishin dy burra dhe dy gra, por autoritetet thanë se duhet të kryhet testi i ADN-së për t’i identifikuar ata. Zyrtarët nuk dhanë hollësi të tjera lidhur me personat e zhdukur, duke thënë se pasagjerët ishin nga pjesa jugore e Kalifornisë dhe nga disa pjesë më të largëta.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar edhe kongresistja Julia Brownley, e cila tha: “Fatkeqësisht, i kemi përjetuar dy zjarre të mëdha në Kaliforni, por asnjëherë nuk jemi ballafaquar me një emergjencë të tillë”, shkruan “The Guardian”.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Botë