Faqja Kryesore Botë Televizioni rus “paralajmëron” shikuesit për Luftën e Tretë Botërore, jep këshilla për “ushqimet më të mira brenda strehimoreve” (Foto)

Televizioni rus “paralajmëron” shikuesit për Luftën e Tretë Botërore, jep këshilla për “ushqimet më të mira brenda strehimoreve” (Foto)

7 Min e Lexuar
0
0
96

Rusët janë këshilluar që të sigurojnë ushqimet “më të mira” brenda në “strehimoret e bombave të Luftës së Tretë Botërore” pas shqetësimeve në rritje në vend se tensioni në Siri mund të përhapet në një konflikt global.

 

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ka qenë mediumi Rossiya-24news, në pronësi të Kremlinit, ai i cili ka transmetuar një segment që sugjeron furnizimet ideale për mbijetesë dhe paketimin e jodit për të mbrojtur trupin nga rrezatimi.

Rusët janë këshilluar që të sigurojnë ushqimet “më të mira” brenda në “strehimoret e bombave të Luftës së Tretë Botërore” pas shqetësimeve në rritje në vend se tensioni në Siri mund të përhapet në një konflikt global.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ka qenë mediumi Rossiya-24news, në pronësi të Kremlinit, ai i cili ka transmetuar një segment që sugjeron furnizimet ideale për mbijetesë dhe paketimin e jodit për të mbrojtur trupin nga rrezatimi.

 

 

Siç thuhet më tej, shikuesve të këtij televizioni u është thënë që të “paketojnë orizin” – “i cili mund të ruhet deri në tetë vjet, si dhe miell tërshëre që mund të ruhet për tre deri në shtatë vjet” – por të heqin dorë nga hikërroret e preferuar ruse që zgjasin vetëm një vit.

“Natyrisht, ju mund të mbijetoni në mish të konservuar për një kohë të gjatë – deri në pesë vjet, ndërsa peshku i konservuar vazhdon jo më shumë se dy vjet”.

“Sigurisht që është e vështirë të bëhet pa qumësht, të paktën pluhur, sheqer dhe kripë. Tradita ruse sugjeron që ne duhet të blejmë makarona në kohë kataklizmi”. “Por të mbijetuarit profesionistë nuk e rekomandojnë marrjen e këtij produkti në strehimore të bombave”, thuhet të jetë thënë më tej.

Prezantuesi televiziv Alexey Kazakov citohet të ketë thënë: “Jeta në botën nëntokësore do të jetë veçanërisht e vështirë për adhuruesit e gjërave të ëmbla. Çokollata, ëmbëlsirat, qumështi i kondensuar, të gjitha këto duhet lënë anash”.

“Glukoza është një burim i madh energjie, por ëmbëlsirat shkaktojnë etje, dhe uji do të bëhet burimi më i çmuar për banorët e strehimoreve të bombave”.

Ndërsa një ‘ekspert’ i quajtur Eduard Khalilov – intervistuar në Skype – tha: “Sa më shumë ujë, aq më mirë. Sepse ju mund të mbijetoni për dy deri në tre javë pa ushqim, por bëhet e vështirë pa ujë pas tre ditësh”.

“Uji është gjëja e parë që duhet menduar”.

Ekspertët gjithashtu kanë paralajmëruar se është gjithashtu e nevojshme për të marrë furnizime me ilaçe me jod që ndihmojnë trupin të merret me rrezatimin.

Një “alarm” i tillë vjen pas tensioneve të ngritura pas deklaratës së Presidentit të SHBA, Donald Trump, i cili paralajmëronte Rusinë të mërkurën që të përgatitej pasi SHBA do të bombardonte bazat ushtarake në Siri.

Donald Trump e përdori Twitter-n të mërkurën për të paralajmëruar se një sulm raketash në Siri është i afërt, disa orë pasi Kremlini u zotua për të shuar çdo raketë ndaj regjimit të Asadit si hakmarrje për mizoritë e gazit helmues të javës së kaluar në periferi të Doumës.

Trump ndoqi një postim të dytë Twitter, duke pretenduar se raporti i Amerikës me Moskën nuk ka qenë kurrë më i keq.

“Marrëdhënia jonë me Rusinë është më i keqi tani sesa ka qenë ndonjëherë, dhe kjo përfshin Luftën e Ftohtë”, shkroi në Twitter.

Ndërkohë, pas kërcënimit të Trump ka ardhur edhe reagimi “i butë” nga presidenti rus.

Vladimir Putin ka shprehur shpresën se “mendimi praktik” përfundimisht do të mbizotërojë në botën moderne, e cila është duke u bërë “më kaotike”.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Botë