Faqja Kryesore Argëtim Stil & Trend Edhe dashuria online ka rregullat e saj për t’u gjetur

Edhe dashuria online ka rregullat e saj për t’u gjetur

9 Min e Lexuar
0
0
121

Të paktën kështu thotë specialisti i joshjeve virtuale dhe konsulenti për “Net Dating Assistant”, Noah Rose.

Falë shfaqjes së sajteve të reja dhe aplikacioneve që qarkullojnë në internet, dashuria online duket se është kthyer në një lloj fenomeni kohët e fundit.

Padyshim që sa më shumë alternativa të ketë, aq më shumë komunikim krijohet! Por edhe në internet ju leverdis të parapërgatitni një strategji afrimi për dikë që e pëlqeni për të përfituar një takim “të gjallë”.

Noah Rose, trajner joshjeje dhe konsulent për “Net Dating Assistant”, ju rrëfen dhjetë rregulla për të mos bërë hapa të gabuar.

Zgjidhni sajtin e duhur

Çdo sajt takimesh ka karakteristikat e veta specifike, duke iu drejtuar po ashtu një publiku specifik. Përpara se të regjistroheni në të, mendojeni mirë atë që po kërkoni në mënyrë që të rrisni mundësinë për të takuar shpirtin binjak. “Pra gjeni një sajt vërtet të sigurt takimesh apo njohjesh online”, thotë specialisti Rose.

Prezantohuni në mënyrën e duhur

“Mos u rrëfeni shumë dhe mbi të gjitha, mos e ngatërroni profilin tuaj me një CV. ‘Leximi’ i profilit duhet të korrespondojë si një takim ‘i gjallë’. Është e kotë për shembull që të shkruani se keni sens humori. Ju mund ta tregoni atë ndryshe! Mendoni për kompetencat tuaja dhe jo për njohuritë. Shumë profile janë shumë pak origjinalë, ndaj bëjini sa më shumë dallimin vetes”, thotë trajneri i joshjes.

Zgjidhni foton e duhur

Fotoja e profilit është thelbësore. Ndaj bëni kujdes, zgjidheni atë me vëmendje, sepse ajo do të jetë prezantimi i parë në lidhje me ju, që në sekondat e para. “Për foto kryesore të profilit tuaj, zgjidhni një me plan të parë, ndoshta të realizuar nga një fotograf profesionist. Duhet të keni një pamje të bukur padyshim, pa buzëqeshje false. Te fotot e tjera, jini më të lirshëm duke postuar për shembull një moment teksa jeni duke luajtur ndonjë sport ose teksa qëndroni nën shoqërinë e miqve. Shmangni fotot ku dukeni si të çmendur, ose ato para makinës. Dhe shmangni absolutisht edhe selfie-t, që japin përshtypjen se ju nuk keni miq!”.

Qëndroni të disponueshëm

Kur të krijoni një profil, mund të shtoni të gjithë kriteret që dëshironi për personin që do të viheni në kërkim. Por përpiquni të qëndroni të disponueshëm edhe për të takuar persona që nuk u korrespondojnë kritereve tuaja. Gjithsesi, në fund të fundit, zemra nuk komandohet!

Personalizojeni mesazhin e parë

Mesazhi i parë që do t’i dërgoni personit që ju intereson, është thelbësor. Sa më shumë ta përpunoni, aq më shumë mundësi do të keni që të merrni një përgjigje. “Shmangni mesazhin klasik ‘Përshëndetje, si jeni?’, që i bezdis shumë femra. Mos shkruani shumë, por përpiquni që personin që do të marrë mesazhin, ta bëni të buzëqeshë. Bëni për shembull ndonjë koment të këndshëm rreth profilit të tij/saj, duke i vërtetuar se jeni të interesuar për të dhe se e keni ndjekur në profilin e caktuar që ai/ajo disponon.

Shmangni gabimet drejtshkrimore

Duke qenë se takimet virtuale bëhen nëpërmjet të shkruarit, ju leverdis të bëni kujdes në gramatikë dhe në sintaksë, duke shmangur gabimet! Kjo gjë jo vetëm që tregon nivelin tuaj të formimit, por i jep mundësi tjetrit të kuptojë origjinalitetin tuaj. Sipas Noah Rose: “Sot, të shkruarit pa gabime është një cilësi e rikërkuar. Shmangni shkurtimin e fjalëve, dhe mos tejkaloni rendin e bisedës”.

Përshtatuni me bashkëbiseduesin

Ndryshoni temë në varësi të bashkëbiseduesit. Shfaqni kërshëri ndaj tjetrit. “Ekzistojnë aq shumë profile të ndryshme në internet, saqë përshtatja me bashkëbiseduesin është realisht e domosdoshme. Herët a vonë do ta gjeni atë me të cilin bisedat do t’i keni më të lehta”.

Jini vetvetja

Duke qenë se qëndroni pas ekranit të kompjuterit, ju mund ta keni më të lehtë të gënjeni. Por është e rëndësishme të mos transformoheni në “kënaqësi” me çdo kusht. “Gjithçka duhet ta bëni me sinqeritet të plotë, sepse vetëm kështu nuk do t’ju duhet të mbani mend gënjeshtrat që mund t’i keni thënë bashkëbiseduesit, si e si për t’u dukur më të mirë”.

Takohuni ballë për ballë

Nuk është e thjeshtë që të dini se kur është momenti i duhur për t’u takuar ballë për ballë. Por kini parasysh që sa më parë të shiheni, aq më mirë është! “Edhe pse jam një trajner i joshjes në internet, këshilloj gjithmonë që t’i privilegjoni marrëdhëniet e drejtpërdrejta”.

Angazhohuni me personin e zgjedhur

Në internet është e thjeshtë të krijosh shumë marrëdhënie, por herët a vonë duhet të zgjidhni atë që ju pëlqen më shumë. “Momenti që duhet të zgjidhni, është i pashmangshëm. Pasi ta keni bërë, hiqni dorë prej kërkimeve të tjera në internet”, përfundon Rose.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Stil & Trend