Faqja Kryesore ShowBiz Rira Ora e kall Kroacinë: vallëzon me flamurin e Kosovës në Kroaci

Rira Ora e kall Kroacinë: vallëzon me flamurin e Kosovës në Kroaci

2 Min e Lexuar
0
0
91

Rita Ora po mban turin e saj nëpër Evropë të titulluar “Girls”, ashtu si projekti i saj i fundit i cili u komentua shumë për tekstin që përmban, shkruan GazetaBlic.

Këngëtarja me prejardhje nga Kosova e njohur botërisht, Rita Ora gjatë  së shtunës ne mbrëmje ka mbajtur koncert në Porec të Kroacisë.

Shtetasit kroat mbrëmë kishin edhe një arsye më shumë për të festuar pasi Kroacia u kualifikua në gjysmëfinale me fitoren e saj të mbrëmshme ndaj Rusisë në Kampionatin Botëror “Rusia 2018”.

Magazina.com
Magazina.com – Automjete / Patundshmeri/ Shpallje falas nga te gjitha kategoritë! VIZITO TANI!!!

Gjatë përformancës së mrekullueshme, në koncertin e Rita Orës nuk kanë munguar ta përkrahin edhe shumë shqiptarë nga Kosova e Shqipëria të cilët kishin shkuar ta ndjekin nga afër.

Përmes llogarisë së saj në “Instagram”, Rita ka publikuar fotografi nga ky koncert ku shihen edhe fansa të saj shqiptarë të cilët mbanin në duar flamujt e Kosovës dhe Shqipërisë.

Për më shumë shikoni fotografitë më poshtë.

 

 

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në ShowBiz