Faqja Kryesore ShowBiz Dua Lipa : Unë mendoj se çfarëdo që bën Tame Impala është cool”, ka shtuar Lipa.

Dua Lipa : Unë mendoj se çfarëdo që bën Tame Impala është cool”, ka shtuar Lipa.

1 Min e Lexuar
0
0
116

Çdo artist ka ëndërr të bëjë duet me një person që e vlerëson se është i duhuri në industrinë e muzikës.

Dua Lipa ka zbuluar se identiteti i partnerit që ka ëndërr të bëjë duet me të është Kevin Parker, shkruan NME.

Artistja e hitit “New Rules” pranoi këtë gjë gjatë një interviste para performancës së saj në hapje të ceremonisë së Ligës së Kampionëve, ku Real Madridi mundi Liverpool 3-1.

Duke folur për  “Copa90”, Lipa u pyet se cilin artist (i vdekur apo i gjallë) do të zgjidhte të bënte një album.

“E di çfarë, do të doja të bëja një album me Kevin Parker nga Tame Impala”, ka thënë ajo. “Unë mendoj se çfarëdo që bën Tame Impala është cool”, ka shtuar Lipa.

Një javë më parë, Dua është zgjedhë në mesin e grave më me ndikim në Britani nga revista “Vogue”. /lajmi.net/

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në ShowBiz