Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Lajme të mira për Zvicrën pasi tre lojtarët më të mirë do të jenë të gatshëm për ndeshjen e radhës ndaj Kosta Rikës, pasi janë dënuar vetëm më para. FIFA ka ndarë dënimet për Granit Xhakën (25), Xherdan Shaqirin (26) dhe Stephan Lichsteiner (34). Të shtunën FIFA ka hapur hetimin për treshen pasi kishin festuar me shqiponjë pas golave të shënuara kundër Serbisë. Festa e lojtarëve të Zvicrës në momentin e golit të barazimit (Getty Images) Xhaka dhe Shaqiri janë dënuar me nga 10,000 franga, ndërsa me 5,000 franga zvicerane është dënuar Lichtsteiner. Granit Xhaka e ka shënuar golin e barazimit, ndërsa Shaqiri atë të fitores. Serbët ishin ata që janë tronditur, pasi nuk e pranojnë Kosovën si shtet të pavarur, e dy lojtarët vijnë nga ky vend. Lajmi është i mirë pas Vladimir Petkoviç do t’i ketë lojtarët e gatshëm për ndeshjen e tretë të grupit ndaj Kosta Rikës. Zvicra ka katër pikë dhe në ndeshjen e fundit luan për kreun e grupit. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Thaçi: Të zgjedhurit e popullit tonë, duhet ta respektojnë vullnetin e shqiptarëve të Luginës së Preshevës Presidenti Hashim Thaçi, ka komentuar nëpërmjet rrjetit social Facebook zhvillimet e sotme në Kuvendin …