Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Tuzi për të parën herë i është drejtuar kutive të votimit për të zgjedhur kryetarin e komunës e kjo është konsideruar një ditë historike për shqiptarët që banojnë në Malin e Zi. Nikë Gjeloshaj ishte kandidati i përbashkët i koalicionit të tre partive: Alternativa Shqiptare, Lidhja Demokratike Shqiptare dhe Unioni Demokratik Shqiptar. Koalicioni “Forumi shqiptar”, gjatë fushatës garoi me parullën “Malësia na bashkon”, raporton TCH. Rezultatet jozyrtare nxjerrin fitues pikërisht Nikë Gjeloshajn, që ka marrë 3mijë e 682 vota, ose rreth 50% të totalit. DSP e Milo Gjukanoviçit ka marrë 2 mijë e 490 vota, ose 31 % të totalit, ndërsa Partia boshnjake ka marrë 960 vota, ose rreth 12 % të totalit. Vlen të theksohet se është e sigurt tashmë që Nikë Gjeloshaj do të jetë kryetari i ardhshëm i Komunës së Tuzit, por nuk dihet nëse shqiptarët do të arrijnë të marrin shumicën në këshill. Tuzi bëhet kështu komuna e dytë e Malit të Zi, që drejtohet nga shqiptarët, pas komunës së Ulqinit. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
S’ka rekomandim pozitiv për viza? Në takimin e së premtes të Këshillit të Bashkimit Evropian është paraparë që të …