ShowBiz Alesha Dixon kërkon më shumë respekt për trupin e saj Nga Wikiliks U postua 10/07/2019 2 Min e Lexuar 0 0 117 Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Alesha Dixon ka shumë më shumë respekt për trupin e saj qëkur ka lindur fëmijën e saj. Ylli i hitit “Boy Does Nothing”, e cila tani është në pritje të fëmijës së saj të dytë me bashkëshortin Azuka Ononye, ka më shumë vetëbesim rreth trupit të saj, pasi kishte lindur vajzën Azura, pesë vjet më parë, sesa kishte vetëbesim kur ishte në të 20-at e saj. “Gjëja më e mirë rreth plakjes është se brengosesh më pak. Kurrë nuk kam qenë më e kënaqur me veten time sesa tani. Është shumë interesante se si njerëzit kanë frikë nga plakja. Tetorin e kaluar kam mbushur 40 vjet dhe sinqerisht mund të them se më shumë e preferoj trupin tim tani sesa kur isha në të 20-at. Pasi kam lindur vajzën time, kam kaluar nëpër një fazë kur e pyesja veten se ku kishin shkuar gjinjtë e mi. Çdo gjë kishte ndryshuar. Pastaj erdhi faza tjetër dhe kisha shumë më shumë respekt për trupin tim. Ndihesha shumë më femërore”, ka deklaruar bukuroshja. Ndërkohë Alesha ka folur edhe për sëmundjen e saj, sindromën Impostor, e cila i shtyn individët që të dyshojnë në të arriturat e tyre dhe të dyshojnë në punën e tyre. Kjo sëmundje ishte bërë aq e tmerrshme, sa ajo kishte frikë të kapë edhe telefonin në dorë. Por ajo thotë se tani më në fund ka arritur të mundë frikën e saj dhe tani ndihet shumë e sigurt. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Aksidentohet një autobus kosovar në Kroaci, raportohet për dhjetë të vdekur Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në Slavonski Brod të Kroacisë, ku një …