Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kombëtarja e Belgjikës ka arritur të fitojë me rezultat 3-2 në ndeshjen ndaj Japonisë e vlefshme për Kupën e Botës “Rusia 2018”. Belgjika ka arritur të fitojë një nga ndeshjet më interesante në Kampionatin Botëror, pasi ka rikthyer rezultatin nga 0-2 në 3-2. Pjesa e parë e takimit u dominua e gjitha nga belgët, të cilët menaxhuan me lojën, topin dhe krijuan shumë raste shënimi për gol, por pa arritur të gjejnë rrugën e rrjetës. Belgjika (Getty Images) Në pjesën e dytë, japonezët e nisën furishëm duke zunë në befasi belgët me dy gola të shpejtë, ku i pari erdhi në minutën e 48-të nga Genki Haraguchi, i cili shënoi për 0-1 pas një kundërsulmi të shpejt në minutën e 48-të. Genki Haraguchi (Getty Images) Pas vetëm katër minutave lojë në skenë goli edhe Takashi Inui, i cili shënoi një supergol nga një distancë rreth 25 metrave për epërsinë 0-2. Inui shënoi një supergol (Getty Images) Kur pritej që këto gola të demoralizonin Belgjikën, kështu nuk ndodhi pasi belgët arritën të kthehen në lojë me shumë raste tjera të krijuara, ku gjetën edhe dy gola të shpejt. Në minutën e 69-të ishte mbrojtësi Jan Vertonghen, i cili shënoi një gol të bukur me kokë për të ngushtuar epërsinë 1-2, ndërsa vetëm pas pesë minutave shënoi Marouane Fellaini gjithashtu me kokë për 2-2. Momenti i golit nga Fellaini (Getty Images) Ky gol i motivoi edhe më shumë belgët, të cilët vazhduan të sulmonin dhe krejt në fund gjetën edhe golin e fitores me anë të Nacer Chadli, i cili në minutën e fundit shtesë shënoi për 3-2 duke vulosur fitoren dhe rezultatin përfundimtar. Pas kësaj fitore, Belgjika e sheh veten në cerekfinale të Kupës së Botës, ku do të ndeshen me Brazilin. /Telegrafi/ Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
27 vjet nga Referendumi i 1 dhe 2 Marsit të 1992 në Luginë të Preshevës DEKLARATË E KRYETARIT TË PVD – së ME RASTIN E 27 VJETORIT TË REFERENDUMIT …