Faqja Kryesore ShowBiz Bukuroshja e shtëpisë së modës “Victoria’s Secret” Lais Ribeira “djeg dhe shkrumbon” pistat e modës

Bukuroshja e shtëpisë së modës “Victoria’s Secret” Lais Ribeira “djeg dhe shkrumbon” pistat e modës

2 Min e Lexuar
0
0
82

Bukuroshja e shtëpisë së modës “Victoria’s Secret”, Lais Ribeira, ka miliona ndjekës në rrjetet sociale, sidomos në “Instagram”. Bukuroshja nga Brazili tashmë disa vite “djeg dhe shkrumbon” pistat e modës në mbarë botën, duke prezantuar disa prej markave më të famshme të modës, ndërsa ajo zbukuron edhe bilbordet dhe ballinat e revistave të njohura, shkruan gazeta “Zëri”.

Ajo njihet si njëra prej modeleve më të famshme të “Victoria’s Secret”, ndërsa ka punuar për shtëpi të modës si “Dolce & Gabbana”, “Louis Vuitton”, “Chanel”, “Versace” dhe “Gucci”. Por pa dyshim se ajo me të drejtë konsiderohet si engjëllushja më e preferuar e “Victoria’s Secret”.

Image

Është interesant se ajo ishte bërë nënë qysh në moshën 18 vjeçe, kur ka lindur djalin e saj Alexander. Pas kësaj ajo kishte filluar romancën me basketbollistin amerikan Jared Homan, ndërsa pas ndarjes nga ai ajo në shtator të vitit 2018 ka filluar romancën me yllin tjetër të NBA-së, Joakim Nouo.

Anketa të shumta në mbarë botën e kanë shpallur këtë bukuroshe si femrën më seksi në planet. Të gjitha këto e kanë bërë aq të popullarizuar, sa ka rënë në sy edhe të producentëve të filmit, të cilët i kanë ofruar role të ndryshme filmike. Thjesht talenti i saj është i gjithanshëm.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në ShowBiz