Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Me iniciativën e OVL të UÇPMB-së e përkrahur nga të gjitha subjektet politike shqiptare dhe Këshillat e Bashkësisë Islame, më 28 nëntor do të mbahet marsh protestues gjithëpopullor me moton “Mjaft më – Lugina do zgjidhje”. Përfaqësues nga të gjitha subjektet politike shqiptare në koordinim me udhëheqësit e OVL në takimet konsultative janë pajtuar që marshi protestues të fillojë në ora 11:00 nga Shtëpia e Kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë dhe do të vazhdojë deri para objektit të komunës së Preshevës. Sipas informatave, në fund të marshit para objektit të komunës së Preshevës do të lexohet një deklaratë politike me të cilën shqiptarët e Luginës së Preshevës do t’i drejtohen institucioneve relevante ndërkombëtare të akredituara në Beograd, udhëheqësve shtetërorë të Republikës së Kosovës dhe të Shqipërisë me kërkesa konkrete për zgjidhjen përfundimtare të çështjes së shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Të njejta burime konfirmojnë se në protestë nuk do të marrin fjalën përfaqësues të partive politike. Diskriminimi i vazhdueshëm shtetërorë ndaj shqiptarëve të kësaj treve duket të jetë bërë arsyeja që në 107 vjetorin e shtetit dhe flamurit shqiptar, pikërisht në ditën kur shqiptarët anembanë botës do të jenë në festë, Lugina e Preshevës t’a shenojë me protestë. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Kuizi ” Luaj dhe Mëso ” Arrin në natën finale ” Luaj dhe Mëso ” Arrin në natën finale ku do të kemi fituesin …