ShowBiz Dua bëri krenar çdo shqiptar në Sunny Hill, ja çka shkruajnë mediat serbe për këngëtaren Nga Wikiliks U postua 05/08/2019 2 Min e Lexuar 0 0 37 Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Mbrëmjen e kaluar, këngëtarja Dua Lipa u filmua gjatë festivalit “Sunny Hill” në Prishtinë teksa kërcente me flamurin shqiptar në krahë “Vallen e Tropojës”. “Disa netë, duket të ngrihesh dhe t’i tregosh njerëzve se sa shqiptare je.”- shkruante Dua krahas videos e cila ka bërë xhiron e botës. Madje, ky moment është komentuar edhe nga mediat serbe. “Telegraf.rs” ka bërë një shkrim për këngëtaren, duke u fokusuar tek flamuri shqiptar të cilin Dua e mbante në duar gjatë gjithë kohës kur kërcente. “Këngëtarja britanike me origjinë shqiptare, Dua Lipa, ishte një nga yjet e festivalit “Sunny Hill” në Prishtinë. Ajo nuk e fshehu lumturinë dhe kjo dukej në videot e postuara nga ajo. Konkretisht, Dua së pari bëri shqiponjën duke simbolizuar “Shqipërinë e Madhe” gjë që i kënaqi fansat e saj në Prishtinë. Më pas ajo ngriti flamurin e Shqipërisë dhe kërceu vallen që është shumë e njohur për shqiptarët e Kosovës. “Një natë duhet të ngrihesh dhe të tregohesh sa shqiptar je”, ka shkruar këngëtarja.”- ishin fjalët e shkruara në median serbe, e cila nuk ka mundur të mos i kushtojë një artikull këngëtares shqiptare që po na bën të gjithëve krenarë. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Limani certifikohet nga UEFA në fushën e menaxhimit të futbollit Sedat Limani bëhet shqiptari i parë i certifikuar nga UEFA në fushën e menaxhimit …