Faqja Kryesore ShowBiz E tepruan me foto provokuese, hoteli luksoz merr masa ndaj modeleve

E tepruan me foto provokuese, hoteli luksoz merr masa ndaj modeleve

1 Min e Lexuar
0
0
74

Drejtuesit e një hoteli me 5 yje në Dubai janë ankuar se disa modele ruse po i prishin reputacionin me fotot që kanë publikuar në Instagram.

Drejtuesit e hotelit, ku një suitë kushton më tepër se 1 mijë euro nata, kërkon që t’i ndalojë modelet që të përdorin emrin e hotelit të tyre si hashtag apo të shpërndajnë vendndodhjen e tij përmes llogarive të tyre në rrjetet sociale.

Reagimi ka ardhur pasi një grup modelesh ruse kanë treguar asetet e tyre në disa pjesë të hotelit si pjesë e një seti fotografi të dizenjueses Anna Chibisova’s.

Për këtë set kanë pozuar, prezantuesja Victoria Bonya, aktorja Anna Kalashnikova dhe Alena Shishkova.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në ShowBiz