Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Fotoja e pastrimit të zhveshtores së Japonisë që po bën xhiron e botës Japonia u eliminua mbrëmjen e së hënës nga Botërori pasi ishte në avantazh 2-0 ndaj Belgjikës. Në minutën e fundit shtesë të takimit, kur Japonia kërkonte të shfrytëzonte një goditje këndi për të shënuar golin e fitores, u kap në kundërsulm dhe e pa veten jashtë Rusisë. Japonezët bënë një paraqitje shumë dinjitoze në Botëror, ashtu si edhe tifozët e tyre, të cilët treguan se janë të qytetëruar duke pastruar shkallët e stadiumit pas çdo ndeshjeje, diçka e pazakontë në stadiumet evropiane. Por, duket se këtë zakon nuk e kanë vetëm tifozët, por edhe futbollistët japonezë. Edhe pse të trishtuar për humbjen në fund, lojtarët dhe stafi teknik e lanë dhomën e zhveshjes të pastër para se të largoheshin nga aty, transmeton tch. Aq mirë e kishin pastruar, sa fotoja duket sikur është bërë përpara se të niste ndeshja. Përveç kësaj, kishin lënë edhe një letër ku shkruhej “Faleminderit” në rusisht. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
PVD: Sot Kuvendit Komunal të Preshevës i dorëzuan Peticionin e qytetarëve me të cilin kërkohet shkarkimi i drejtorit të Shtëpisë së Shëndetit “Presheva” në Preshevë Të shtunën që lam pas ashtu siq ishte paraljmruar kishte filluar grumbullimi i nënshkrimeve …