Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Nënkryetari i PDSH-ës Ilir Sadriu ka njoftuarë antarsin e gjër të ksajë partie se ka shpallur kandidaturën për kryetarë të Partis e me gjas mbasë kësaj do jetë edhe kandidati potencial për kryetar të komunës së Preshevës në zgjedhjet e ardhshme. Kët e ka bër të diturë vet z.Ilir Sadriu pērmes një shkrimi në rrjetin social facebook. Ky është shkrimi i plotë: Të nderuar veprimtarë, anëtarë, aktivistë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike Shqiptare, Jeni në dijeni se edhe pak ditë na ndajnë nga organizimi i Kuvendit të VII-të zgjedhor të Partisë Demokratike Shqiptare. Këshilli Qendror i PDSH-së me datë 11 tetor 2020 kishte shpallur zgjedhjet e brendshme në të gjitha nivelet e partisë, ndërsa organizimi i mbajtjes së tyre në nivelet e nëndegëve dhe forumeve është përmbyllur me datë 22 nëntor 2020. Shfrytëzoj rastin që t’i uroj për zgjedhje dhe për marrje të përgjegjësive të reja të gjithë kryetarët/et e ri/eja të nëndegëve, kryetares së Forumit të Gruas dhe Kryetarit të Forumit Rinor, poashtu edhe delegatëve/eve të ri/eja të propozuar për Kuvendit e VII-të zgjedhor të PDSH-së. Ndihem shumë krenar dhe falenderues për mbështetjen nga ana e Këshillit Qendror të propozimit që kam bërë dhe risinë që në këto zgjedhje femrës i është dhënë hapësirë më e madhe e përfaqësimit nga nëndegët në organet vendimmarrëse të subjektit. Kanë mbetur edhe pak ditë nga mbajtja e Kuvendit të përgjithshëm zgjedhor i cili është paraparë më datë 06 dhjetor 2020, nga i cili Kuvend do të zgjidhet Kryetari i përgjithshëm dhe Këshilli Qendror nga i cili më pas do të zgjidhet edhe Kryesia e re e Partisë. I respektuari elektorat i Partisë Demokratike Shqiptare, Pas kuvendit të IV-të zgjedhor të Partisë Demokratike Shqiptare i mbajtur në vitin 2007 i cili rezultoi me një ndarje të subjektit, kam qenë i zgjedhur Kryetar i Forumit Rinor, funksion të cilin e kam mbajtur deri në përfundim të mandatit, në vitin 2012. Në Kuvendin e V-të zgjedhor të mbajtur në vitin 2012, fillimisht jam zgjedhur anëtar i Këshillit Qendror për tu zgjedhur më pastaj edhe anëtar i Kryesisë së përgjithshme të Partisë, deri në vitin 2016. Në zgjedhjet e brendshme partiake të dhjetorit të vitit 2016, PDSH u sfidua me ndarje të një grupi, ku palëkundur kam vazhduar punën dhe angazhimin tim nën ombrellën e Partisë Demokratike Shqiptare, kështu që në Kuvendin e VI-të zgjedhor të mbajtur më, 18 dhjetor 2016, jam zgjedhur përsëri anëtar i Këshillit Qendror të PDSH-së, nga i cili jam zgjedhur anëtar i Kryesisë së përgjithshme, organ i cili ma besoi edhe punën e Nënkryetarit të deritanishëm të Partisë. I nxitur nga shumë anëtarë, simpatizantë, aktivistë dhe veprimtarë të PDSH-së si dhe nga qytetarë të shumtë të Komunës së Preshevës, kam vendosur që në Kuvendin e VII-të zgjedhor të shpall kandidaturën për Kryetar të përgjithshëm të Partisë Demokratike Shqiptare dhe në përputhje me normat Statutare, gjatë ditës së djeshme kam dorëzuar kandidaturën pranë Komisionit zgjedhor të Partisë. Të nderuar bashkëvendas, Kemi kaluar e po kalojmë nëpër shumë sfida. Statusi i pazgjidhur politik i Luginës së Preshevës dhe diskriminimi shtetëror i vazhdueshëm ndaj shqiptarëve kanë prodhuar papunësi enorme, ekonomi të shkatërruar, identifikim të ndaluar, arsimim gjysmak, kulturë të zbehur, informim të munguar, drejtësi të humbur, shëndetësi të mangët, siguri të brishtë, migrim të pakontrolluar dhe pasivizim aktiv të adresave për qytetarët shqiptar, sfera këto më sfiduese që kemi para vetes. Përveç këtyre, tanimë sfidë e veçantë është bërë ruajta e shëndetit tonë nga Pandemia globale e cila ka përfshirë çdo teritor, fatkeqësisht edhe vendin tonë, ku kemi raste të konsiderueshme të të prekurve, madje edhe humbje jete të disa qytetarëve tanë. Përkundër kufizimeve dhe situatës së jashtëzakonshme, organizimi i jetës dhe aktiviteteve shoqëroro-politike është i domosdoshëm dhe i pashmangshëm. Pushteti lokal i komunës së Preshevës nga viti 2016 po kalon në kriza të njëpasnjëshme, si rezultat i përçarjeve të thella, inateve personale dhe kapricieve politike, politika këto të cilat krijuan pushtet lokal pa vizion, keqqeverisës dhe në saje të paqëndrueshmërisë disa herë po krijojnë zgjedhje të parakohshme. Me sjellje të tilla politike, përveç dështimeve në menaxhimin e pushtetit lokal në Preshevë, është humbur mjaft kohë për homogjenizim, për nisma dhe harmonizime të përbashkëta politike në drejtim të zgjidhjes së problemeve në Luginë të Preshevës. Të nderuar delegat/e të Kuvendit të VII-të, Duke qenë të vetëdijshëm se popullata shqiptare e Luginës së Preshevës, po vazhdon të përballet me çështjen e pazgjidhur të statusit të vet politik, e shoh të domosodshme nevojën e bashkëpunimit të faktorit politik shqiptar në Luginë të Preshevës, ndërmarrjes së veprimeve konkrete politike e të koordinuara mirë me politikat mbarëkombëtare me dy shtetet tona, atë të Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë. Referendumi i 1 dhe 2 marsit të vitit 1992, lufta e Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, Platforma politike e 14 janarit të vitit 2016 dhe të gjitha deklaratat dhe dokumentet politike të dalura nga Kuvendi i këshilltarëve shqiptarë të tri komunave Preshevë, Bujanoc e Medvegjë duhet të jenë bazë në rrugëtimin dhe vizionin e të ardhmes tonë politike. Bashkëpunimin me përfaqësuesit e ambasadave të shteteve të BE-së dhe SHBA-së, të akredituara në Beograd, e shoh të domosdoshëm dhe të patjetërsueshëm, që të mbështesin kërkesat tona politike, sikundër edhe me organizatat qeveritare dhe jo qeveritare ndërkombëtare që kanë përkrahur dhe i nevojiten vendit tonë me projekte të ndryshme si në ekonomi, infrastrukturë, arsim, shëndetësi, bujqësi etj. Duke njohur punën dhe përgjëgjësitë që ka pushteti lokal, duke pasur përvojën e duhur në kuadër të Adminisitratës komunale në Preshevë, kalitjen 12 vjeçare brenda Partisë Demokratike Shqiptare, duke njohur të kaluarën politike të vendit dhe rajonit tonë, tërë qenien time do ta vë në shërbim të rrugëtimit dhe angazhimit tonë të përbashkët në përmbushjen e objektivave dhe aspiratave tona politike. Situatën fragjile politike me pushtetin lokal të komunës së Preshevës mund ta ndal vetëm PDSH, por kjo nuk është e mundur pa reformim të thellë dhe krijim të mundësisë për angazhimin e kuadrove të reja, në numër më të madh në drejtimin e Partisë, të cilat do të jenë impuls shtesë veçanërisht për rikthimin e PDSH-së në udhëheqjen komunale në Preshevë, për të vazhduar shtrirjen e vizionit dhe aktivitetit politik në Bujanoc e Medvegjë. Siç jeni të informuar kundër kandidat do ta kam edhe kryetarin e respektuar aktual të Partisë z. Ragmi Mustafa. Zgjedhjet demokratike pashmangshëm do të përcaktojnë fituesin sikundër edhe humbësin e tyre, prandaj pavarësisht rezultatit të tyre, ftoj për unitet dhe të vazhdojmë fuqishëm të mbështesim programin dhe idetë e PDSH-së, ngase për mua familja e vetme politike në Luginë të Preshevës mbetet Partia Demokratike Shqiptare e cila nga përfundimi i këtij procesi duhet të jetë unike, e qëndrueshme, demokratike dhe gjithëpërfshirëse! Prandaj, përmes këtij njoftimi shfrytëzoj rastin që t’i bëjë thirrje të gjithë delegatëve/eve të Kuvendit të VII-të, që të përkrahin me vullnet të lirë dhe pa imponim, kandidatin më të mirë për ta, i cili ofron gatishmëri bashkëpunimi me secilin nga anëtarët e Partisë por jo vetëm me ta, i cili ka gatishmërinë për ta rikthyer besimin e humbur qytetar te politika, ka gatishmëri të hap rrugë për prurje të reja, nxit entuziazëm të ri për të gjithë qytetarët, thërret për bashkëpunim me të gjithë faktorin politik shqiptar, në mënyrë që të shënojmë të arritura me rezultate konkrete fillimisht e në veçanti në Komunën e Preshevës për ti përmbyllur në përgjithësi në tërë Luginën e Preshevës. Duke ditur situatën e rënduar më të cilën po ballafaqohemi nga Pandemia, ju ftoj që gjatë këtij procesi por dhe në përditshmëri të bëni kujdes, të merrni masat e duhura mbrojtëse, që sa më lehtë ta kalojmë këtë gjendje! Urime dhe suksese të përbashkëta! Me respekt e konsiderata, I juaji, Ilir SADRIU Nënkryetar dhe kandidat për Kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
THAÇI FLET PËR PENGESAT NË MARRËVESHJEN KOSOVË-SERBI “Nuk mund ta ndryshojmë të kaluarën: Serbia dhe Kosova kanë qenë në luftë. Por, …