Faqja Kryesore ShowBiz Irina Shayk insiston se nuk është perfekte

Irina Shayk insiston se nuk është perfekte

3 Min e Lexuar
0
0
119

Është një nga modelet  më të komentuara në media, Irna Shayk së fundmi bëri bujë të madhe pas ndarjes të Bradley Cooper.

Por  supermodelja insiston se nuk është perfekte:“Kam ditë ku lëkura ime është keq dhe ku flokët e mi janë keq. Ndonjëherë nuk dukem si modele. Jam thjesht një njeri human.”

Gjithashtu, Irina është mama e një vajze 2 vjeçare me të cilën ndan këtë filozofi prindërimi:

“Duhet të jesh vërtetë vetvetja për fëmijët, përndryshe po jeton në një gënjeshtër. Më thuaj një arsye pse, thjesht sepse je një mama, duhet të veshësh një fund më të gjatë. Jo! Unë nuk besoj te kjo. Realisht nuk besoj. Pse duhet ta ndryshosh atë çfarë je apo çfarë ndihesh thjesht sepse bëhesh mama? Më thuaj pse, më thuaj një arsye! Nuk besoj fare te kjo.”

Dhe për Irinën duhet të qëndrosh vetvetja dhe kur je përballë njerëzve të industrisë së modës që shpesh të kërkojnë të bësh kompromise:

“Unë kam pasur menaxherë që më thonin “Oh, duhet të presësh flokët, të heqësh paruken”. Dhe përgjigja ime ishte “Kjo nuk do ndodhë.” Duhet të dish se çfarë do dhe t’i qëndrosh besnike vendimeve të tua. Njerëzit do të thonë “Je shumë e dobët, je shumë e shëndoshë.” Duhet të mësosh si ta duash veten dhe të jesh rehat nën lëkurën tënde.”

Gjithashtu, Irina është mama e një vajze 2 vjeçare me të cilën ndan këtë filozofi prindërimi:

“Duhet të jesh vërtetë vetvetja për fëmijët, përndryshe po jeton në një gënjeshtër. Më thuaj një arsye pse, thjesht sepse je një mama, duhet të veshësh një fund më të gjatë. Jo! Unë nuk besoj te kjo. Realisht nuk besoj. Pse duhet ta ndryshosh atë çfarë je apo çfarë ndihesh thjesht sepse bëhesh mama? Më thuaj pse, më thuaj një arsye! Nuk besoj fare te kjo.”

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në ShowBiz