Deputeti popullor z.Shaip Kamberi ka reagur pas ndalimi nga policia për shfaqen e dy filmave premier që do duhet të shfaqeshin sot në Shtëpin e Kulturës në Bujanoc, madje deputei Kamberi ka shkrur se ndalimi i dy filmave premier është sulm ndaj kulturës, traditës e identitetit kombëtar. Ky është reagimi i plotë i z.Kamberi Jemi mirë. Jemi liruar nga organet e policisë në Bujanoc. Filmat nuk do të mbahen deri me një kohë të pacaktuar. Viti 2023. Vendi Bujanoc. Ballkani Perëndimor. Policia dhe shërbimi në aksion. Qëllimi: Sulm ndaj kulturës, traditës e identitetit kombëtar Autorët gjysëm të njohur. I paqartë është motivi i angazhimit kaq të madhë i policisë në Bujanoc për të mar në bisedë informative dhe për të ndaluar premierën e dy filmave të aktorëve shqiptarë një ditë para se ata të shfaqen. Edhe më e paqartë është frika që ata kanë nga përmbajtja e filmave që as nuk i kanë parë. Parandaluan premierën për pretendimin rreth përmbajtjes në vend që të lejonin që përmbajtjen ta mësojnë nga premiera. “Heshtje vret” dhe “I pabesi” janë emrat e dy filmave të ndaluar. E emrat e tyre sikur na dërgojnë edhe porosi. Për të mos na vrarë heshtja duhet të flasim e veprojmë. Prandaj në cilësin e deputetit popullor do të i drejtohem institucioneve përgjegjëse për të kërkuar sqarime rreth këtij veprimi të shëmtuar dhe do të njoftojë të gjitha institucionet relevante ndërkombëtare për veprimet që ushtrohen ngaj shqiptarëve të Luginës. Filmat do t’i shohim. Në premierën edhe më të madhe se sa do të ishte kjo e sodit. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Gjithqka mbyllet nga nesër në Serbi ashpërsohen masat kundër covid 19 Nga nesër, përveç barnatoreve, pompat e benzinës dhe lokalet ushqimore, gati të gjitha objektet …