Faqja Kryesore ShowBiz Kim Kardashian brenda pak minutave fiton dy milionë dollarë

Kim Kardashian brenda pak minutave fiton dy milionë dollarë

1 Min e Lexuar
0
0
71

Linja e re e rrobave të Kim Kardashian ‘Skims’ shiti miliona dollarë në pak minuta.

‘Skims’ vjen në një gamë të gjerë ngjyrash dhe stilesh, dhe është krijuar për të tu ndjerë rehat dhe bukur.

Sipas TMZ  ajo fitoi miliona në vetëm disa minuta pasi u lansua në treg, duke zbrazur inventarët në shpejtësi rrufeje.

Burime të TMZ kanë bërë të ditur se Skims kishte “mijëra” sende për shitje dhe se asgjë nuk ishte me çmime më të larta se 100 dollarë. Dhe me sa duket, Kim dhe ekipi i saj tashmë janë duke punuar për të rivendosur produktet tjera në mënyrë që koleksioni të jetë gjithmonë në dispozicion.

“Unë e di se çfarë dua në këtë fushë, edhe pse jam e pa sigurt nëse njerëz do të iu pëlqej apo jo. Por këtë herë ishte ndryshe, e di saktësisht se si t’i bëjë të ndihen rehat dhe seksi”, u shpreh Kim për koleksionin e ri.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në ShowBiz