Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Nënkryetari i PDK-së Memli Krasniqi në një intervistë për “Zërin” ka folur edhe për idenë e presidentit Hashim Thaçi që në kuadër të fazës finale të bisedimeve për Serbinë Lugina e Preshevës t’i bashkohet Kosovës, ku një ide e tillë është vështirë e realizueshme. I pyetur nëse Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi po kritikohet nga opozita dhe nga shoqëria civile lidhur me idenë e tij për korrigjim të kufijve. A e përkrahni ju këtë ide të presidentit? Krasniqi thot: Një nga qëndrimet tona vazhdimisht të shprehura për këtë temë ka qenë se ne nuk mendojmë që duhet të ketë çfarëdolloj reperkusioni në kuptimin e territorit të Kosovës, të sovranitetit, të rregullimit të brendshëm në kuptimin e shtetit unitar. Besoj se edhe për arsye të tjera ndonjëherë leximi që i është bërë deklaratave të presidentit Thaçi ka qenë pak më ndryshe sesa ato që i ka thënë. Qëndrimi i presidentit për korrigjim në kuptimin e Luginës së Preshevës ka qenë absolutisht i mirëseardhur dhe ka pasur mbështetjen e të gjithëve, sepse nuk besoj se ka ndonjë deputet ose ndonjë qytetar i cili është kundër mundësisë që pa e cenuar territorin e Kosovës të bashkohet Lugina e Preshevës me ne. Se a është kjo e mundshme ose jo, është çështje tjetër. Besoj se është vështirë e realizueshme. Thatë që shpeshherë janë lexuar gabimisht deklaratat e presidentit Thaçi, mirëpo a besoni që ai është keqkuptuar edhe kur marrëveshjen finale me Serbinë e ka quajtur marrëveshje të dhimbshme dhe kompromis të dhimbshëm? Krasniqi: Presidenti i ka qëndrimet e veta dhe punët e veta, ne jemi në Kuvend dhe jemi parti në vete. Ai ka qenë kryetar i PDK-së, por më nuk ka asnjë raport me PDK-në në kuptimin institucional. Qëndrimet tona janë qëndrime të PDK-së, që i ka miratuar Këshilli Drejtues i PDK-së, Kryesia dhe kryetari i saj dhe këto qëndrime janë të qarta. Këto qëndrime ndonjëherë mund të duken më të afërta edhe me qëndrimet e një partie tjetër, të një lideri tjetër, por janë tonat dhe nuk ka asnjë ndërlidhje me qëndrimet e dikujt tjetër. Kështu që ato që mund t’i deklarojë qoftë presidenti, qoftë kryeministri ose dikush tjetër janë përgjegjësi e tyre dhe nuk lidhen në asnjë mënyrë me PDK-në. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Thaçi : rreth dialogut Kosovë-Serbi, ka thënë se korrigjimi i kufirit ndërmjet dy vendeve është njohje direkte e shtetit të Kosovës nga Serbia dhe bashkim i Luginës së Preshevës me Kosovën Presidenti i vendit, Hashim Thaçi në një konferencë për media ka folur sërish rreth …