Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Ndeshja filloi me golin e Mathias Jorgensen në minutën e parë, por përgjigjja e kroatëve ishte shumë e shpejtë. Mario Mandzukic shënoi në minutën e katër duke barazuar kështu rezultatin. Mario Mandzukic gjatë një aksioni (Foto: Getty Images) Në vazhdim kroatët rrezikuan me anë të Ivan Rakitic (29′) dhe Dejan Lovren (39′), kurse danezët me Martin Braithwaite (27′) dhe Christian Eriksen (42′). Pjesa e dytë ishte me pak shanse për gol dhe kështu rezultati mbeti i pandryshuar dhe skuadrat shkuan në vazhdime. Thomas Delaney në tentim për të ndalur Luka Modricin (Foto: Getty Images) Në vazhdime loja kryesisht u zhvillua në mesfushë dhe të dy skuadrat ishin të kujdesshme në fazën mbrojtëse, në përjashtim të minutës së 115-të ku Mathias Jorgensen rrëzoi në zonën e rreptësisë një lojtar kroat dhe kështu gjyqtari ndali lojën për penallti. Kasper Schmeichel në momentin kur shënoi Mathias Jorgensen (Foto: Getty Images) Por, nga pika e bardhë nuk arriti të shënojë Luka Modric pasi gjuajta e tij u ndal nga portieri Kasper Schmeichel dhe kështu fituesi u kërkua në penalltitë finale. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Dua Lipa nga New Yorku shihemi në Prishtinë Dua Lipa ka qëndruar për disa ditë në New York, ndërsa e ka shijuar …