Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kroacia është finalisti i dytë i Kampionatit Botëror. Skuadra nga Ballkani është treguar më e fortë se Anglia duke e mposhtur me rezultat 2-1 pas vazhdimeve dhe në këtë mënyrë, ekipi aktual e ka shkruar emrin në librat e historisë. Rezultati i kësaj sfide u zhbllokua shumë herët. Që në minutat e para u bë një ndërhyrje në afërsi të zonës së kroatëve dhe u akordua gjuajtje e lirë për anglezët. Përgjegjësinë e mori Kieran Trippier, i cili u tregua fantastik për ta mposhtur Danijel Subasicin (5′). Kieran Trippier shënoi nga gjuajtja e lirë (Foto: Getty Images) Minutat e para të ndeshjes u takuan Tre Luanëve, të cilët ishin shumë të rrezikshëm. Me lojën e tyre të shpejtë dhe dinamike, anglezët arrinin shumë shpejtë në zonën kundërshtare. Reklamë – Magazina.com – Shit / blerje falas!! Vizito tani. Ndërkohë që kroatët e kishin të vështirë ta zhvillonin lojën e tyre në gjysmën e parë të kësaj gjysmëfinaleje. Tjetër lojë zhvilloi skuadra ballkanike në gjysmën e dytë. Ata luanin me posedim të topit dhe krijim të aksioneve duke rrezikuar vazhdimisht portën kundërshtare. Dhe pas një aksioni të organizuar mirë, Sime Vrsaljko harkoi në zonë, ndërsa Ivan Perisic shënoi me kokë (68′). Ivan Perisic e barazoi rezultatin (Foto: Getty Images) Menjëherë pas, Kroacia e pati një tjetër rast fantastik për të kaluar në epërsi, mirëpo nuk u shfrytëzua. Ishte pikërisht një lëvizje e mrekullueshme nga Perisic, mirëpo topi e goditi vetëm shtyllën. Të dyja skuadrat ishin të rrezikshme në minutat në vazhdim të lojës, por më afër golit ishin kroatët. Sidoqoftë, koha e rregullt përfundoi me rezultat të barabartë dhe ndeshja shkoi në vazhdime. Rastet nuk munguan në pjesën e parë të vazhdimeve nga të dyja palët, sidomos nga kroatët, mirëpo nuk pati ndryshim rezultati. Mario Mandzukic përmbysi gjithçka (Foto: Getty Images) Në gjysmën e dytë të vazhdimeve, Kroacia e përmbysi rezultatin. Ivan Perisic e dërgoi një top me kokë në zonë, ndërsa Mario Mandzukic, edhe pse i lënduar, reagoi për ta mposhtur portierin anglez (109′). Kroacia në finalen e 15 korrikut do të luajë kundër Francës, ndërsa Anglia do ta zhvillojë ndeshjen për vendin e tretë kundër Belgjikës (më 14 korrik). Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Thaçi: Presidenti Trump është përkrahës i marrëveshjes Kosovë – Serbi Një numër i shteteve anëtare të BE-së – Greqia, Spanja, Rumania dhe Qipro, ende …