Kryetari i Kuvendit Komunal i Komunës së Bujanocit z.Enver Ramadani në përfundim të muajit të shenjët të Ramazanit ka uruar qytetarët e besimit islam për agjërim dhe lutje të pranuara duke ju uruar nga zemra edhe festën e madhe të fitër Bajramit
Të nderuar qytetar te besimit islam,
Uroj nga zemra festën e madhe të fiter Bajramit, duke ju dëshiruar agjerim dhe lutje të pranueshme gjatë muajit të Ramazanit.
Festa e Bajramit është ditë gëzimi e bashkimi, është festë solidariteti ndaj nevojtareve dhe shtrirja dorës së pajtimit ndaj besimtarëve , është festë që na gëzon gjithësecilin dhe na bashkon të gjithëve.
Andaj le të festojmë bashkë,
urime fiter bajrami dhe u gezofshi në familjet tuaja.
GËZUAR!