Nuk ka dyshim se është njëra nga prezantueset më të ndjekura shqiptare.
Luana Vjollca tash e një kohë ka fituar zemrat e publikut shqiptar me paraqitjet e saj atraktive, shkruan lajmi.net
Ajo e ka dëshmuar se është artistja më e ndjekur në rrjete sociale, madje ia ka kaluar edhe dy reperëve të famshëm shqiptarë.
Nëse shikoni profilin e Noizyt dhe Ledrit, ata kanë mbi 1.2 milion ndjekës kur Luana numëron mbi 1.3, që do të thotë se kryeson listën e artistëve më të ndjekur.
Prezantuesja dhe këngëtarja nuk ndalet së punuari në projekte të reja. Ajo po ecën mjaft mirë me emisionin e saj “Shiko Kush Luan”, pa lënë anash dy këngët e suksesshme “Mi dhe flakë mallit tim” dhe “Vetëm ty”.


