Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Beogradi ka marrë një paralajmërim të qartë të Perëndimit se në rast të tentimit të hyrjes në Kosovë do të ketë punë me forcat ushtarake ndërkombëtare. Këtë mesazh e ka përcjellë një diplomat i njërit nga shtetet më me ndikim në NATO në bisedë me zyrtarët serb, transmeton gazeta serbe “Novosti”. Nëse Serbia për çfarëdo arsye merr vendim që me forcat e saja të intervenojë në Kosovë, do të hyjë në luftë të hapur, jo me forcat kosovare, por me njësitet e KFOR-it dhe NATO-s. Këtë porosi të qartë zyrtarët serb e kanë marrë në Beograd prej një përfaqësuesi të lartë të një prej shteteve më me ndikim në NATO. “Ky diplomat është shumë i interesuar se si i shikon Beogradi ngjarjet rreth Ujmanit”, pretendon një burim i “Novostit”, “Në takimin e njëjtë ai haptas ka shprehur pakënaqësinë e tij me reagimin e pushtetit serb dhe ngritjen e gatishmërisë luftarake të forcave të armatosura të Serbisë. Diplomati perëndimor në këtë skenar nuk ka fshehur mundësinë e konfliktit dhe ka paralajmëruar që forcat serbe të qëndrojnë sa më larg Kosovës. Sipas gazetës “Novosti”, ky nuk është kërcënimi parë i këtij lloji i cili vjen nga Perëndimi. Çdo paralajmërim se Serbia “do ta mbrojë popullin e vet në Kosovë” përcillet me një mori pakënaqësish të zyrtarëve perëndimorë dhe paralajmërimesh të qarta se Beogradi do të ketë punë me NATO-n, si dhe përkujtohen ngjarjet nga viti 1999. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Stoltenberg: NATO mbështet dialogun Kosovë-Serbi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së, Jens Stoltenberg, tha se NATO mbështet dialogun Kosovë-Serbi. Stoltenberg …