Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi, ka reaguar pas moslejimit të ministrave të Kosovës në Luginën e Preshevës për vizitën dy ditore. Ai ka thënë se kjo nuk mund të gjykohet ndryshe, “përveç mendësi e sistemit aktual në Serbi”. “Ky refuzim si i tillë shpërfaq në mënyrë të natyrshme tendencën për të pamundësuar jo vetëm thjeshtë vizitën, por në radhë të parë për të pamundësuar bashkëpunimin e bashkërendimin e drejtpërdrejtë si dhe bashkëfestim e Festës së Flamurit – 28 Nëntorin”, ka shkruar në Facebook. Ai u shpreh i indinjuar dhe ka thënë se refuzimi i kërkesës për vizitë është ripasqyrim i mentalitetit të shekullit të kaluar. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
A keni nevojë për më shumë gjumë? Gjumi është i domosdoshëm për funksionimin adekuat të organizmit. Por, çdo i treti person …