Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Lajmi i publikuar nga disa portale për “përleshje fizike” në kabinetin e kryetarit të Komunës së Bujanocit është i pavërtetë. Komuna e Bujanocit ka reaguar pas raportimit të një mediumi lokal se kryetari Shaip Kamberi është përleshur fizikisht me një person në zyrën e tij. Në komunikatë thuhet se lajmi është i pavërtetë. Ky lajm ka të bëjë ose me një amatorizëm profesional, ose për qëllime tendencioze dhe shpifje thuhet tutje në komunikatë. Reagimi i plotë i Kabinetit të Kryetarit Kamberi I kuptojmë lëshimet profesionale, por kur së paku nuk kontaktohet as burimi parësor, ku pretendohet se ka ndodhur ngjarja raportuese, kjo flet ose për amatorizëm profesional, ose për qëllime tendencioze dhe shpifëse. Shprehim mirënjohjen tonë për ata gazetarë të cilët dëshmuan profesionalizmin e tyre, duke kontaktuar edhe kabinetin e kryetarit të Komunës, lidhur me këtë lajm të rremë. Inkurajojmë edhe gazetarët e tjerë që t’i zbatojnë rregullat themelore profesionale të gazetarisë. Mos për tjetër, së paku për hirë të profesionit që kanë përzgjedhur. PËR GAZETARI PROFESIONALE, KUNDËR “FAKE NEWS” Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Sot bëhen 19 vjet nga zhdukja e Ukshin Hotit Më 16 maj 1999, atëherë kur lufta kishte marrë përmasa të mëdha, Ukshin Hoti …