Në konferencën e Institutit Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit (RIDEA) me temën “Zëri i Popullit rreth ‘Finales së Madhe’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka marrë pjesë edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Ai ka thënë se për idenë e korrigjimit të kufijve kanë folur edhe ish-presidenti i ndjerë Ibrahim Rugova, Nexhat Daci e Lutfi Haziri

Thaçi, është pyetur kryetari i Partisë Demokratike Progresive, Nenad Rashiq, se e kujt ka qenë ideja për korrigjim të kufijve me Serbinë, ndërkaq ai është përgjigjur se këtë ide e ka marrë nga ish-presidenti Ibrahim Rugova, akademik Nexhat Daci dhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri.

Thaçi tha se ideja e tij është bashkëngjitja e Luginës së Preshevës me Kosovën.

“Për korrigjim së pari e kam lexuar nga presidenti Rugova, Nexhat Daci, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri. Ideja ime origjinale është bashkëngjitja e Luginës me Kosovën”, tha Thaçi

 

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme