ShowBiz Tifozja që e pushtoi fushën në finalen e Championsit Nga Wikiliks U postua 18/06/2019 2 Min e Lexuar 0 0 99 Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Tifozja e famshme që e pushtoi fushën në finalen e Ligës së Kampionëve, ka zbuluar hapat e saj të ardhshme për t’u bërë manjate e pronave, transmeton zeri.info Ndërkohë, ajo u pyet edhe nëse ka marrë ndonjëherë pjesë në ndonjë film pornografik. 22-vjeçarja u bë sensacion brenda një natës pasi arriti të hynte në fushë derisa po zhvillohej ndeshja mes Liverpoolit dhe Tottenhamit. Kinsey ishte gjysmë e zhveshur dhe e promovoi uebfaqen pornografike “Vitaly Uncensored”. “A kam aktruar në porno? Pas disa artikujve të pasaktë në rrjet, unë do ta qartësoj këtë. Unë kurrë nuk kam modeluar pa mbuluar pjesën e sipërme apo nudo. Unë padyshim që nuk kam marrë pjesë në porno”, deklaroi modelja. “Unë jam një agjente dhe investuese e patundshmërive. Qëllimi im afatgjatë është që të kursej gjithçka që bëj dhe të investoj përsëri në prona”, tha ajo. “Në kohën kur të jem 30-vjeçare planifikoj të kem para mjaftueshëm për t’u pensionuar dhe hyrja në Ligën e Kampionëve do të më ndihmojë ta arrij këtë”, shtoi Wolanski. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Fury: Wilder është ndeshur me 50 për qindëshin tim, në rimeç do ta ketë Tysonin e vërtetë Pas triumfit ndaj Tom Schwarz, Tyson Fury e ka paralajmëruar kampionin e pamposhtur të …