Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Samiti i Berlinit përfundoi pa përparimin në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, shkruan sot “The Washington Post”, duke theksuar se, edhe pas bisedimeve të gjata, kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti i Francës Emmanuel Macron nuk arritën deri te zgjidhja për vazhdimin e dialogut. Gazeta amerikane vë në dukje se Merkel dhe Macron tentuan për të ulur tensionet “nacionaliste”, të cilat, sipas këtij mediumi amerikan, kanë nxjerrë nga binarët dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës. Para takimit në Berlin, liderët e Kosovës u bashkuan në takimin pa precedent me ambasadorin e SHBA-së në Gjermani, Richard Grenel, për të cilin Hashim Thaçi konsideron se ka lidhje të ngushta me presidentin amerikan Donald Trump. “Presidenti i Kosovës, kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme kanë kërkuar një takim me ne … SHBA vazhdon të mbështesë fuqimisht dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, nën patronazhin e Bashkimit Evropian”, tha në një deklaratë Ambasada e SHBA në Gjermani. “Washington Post” citon gjithashtu një zyrtar të paidentifikuar amerikan, i cili thotë se Grenel në takim përsëriti se autoritetet e Prishtinës duhet të heqin taksën ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina. “Ambasadori Grenel ka kërkuar fuqimisht heqjen e tarifave dhe përsëriti se SHBA janë mik i afërt i Kosovës, me dëshirën për të ndihmuar ku munden, por theksoi se të dyja palët duhet të zhvillojnë detajet, jo Amerika”, tha zyrtari i paidentifikuar amerikan. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Bayern Munich e nis me fitore mbrojtjen e titullit në Bundesligë, e mposht Hoffenheimin Bayern – Hoffenheim ishte sfida e parë e sezonit të ri në Bundesligën e …