Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, pas marrjes së rezultateve të mbrëmshme nga IKSHPK-ja për COVID-19 dhe ku u konstatua se 10 qytetarë nga Gjilani janë infektuar me virusin, ka ndërmarrë disa masa të reja të përkohshme. Përmes një konference të jashtëzakonshme mbrëmë, Haziri njoftoi se pesë familje gjilanase do të vendosen në karantinë, kurse reparti i Pediatrisë në Spitalin Regjional të Gjilanit do të mbyllet përkohësisht. “Nga 28 mostra të marra në komunën e Gjilanit, nga të cilat 9 (10) kanë rezultuar pozitive, si pasojë e rezultatit të mbrëmshëm, kur një punëtore teknike, që punon në një spital privat në Prishtinë është infektuar dhe është konstatuar që edhe familjarët e saj janë bartës. Sipas kontaktit janë infektuar edhe tre punëtorë të Pediatrisë. Meqë njëra nga anëtarët e kësaj familjeje është punëtore e spitalit të Pediatrisë së Gjilanit, atëherë, në pesë familje vendosen masat e karantinimit derisa të vijë vendimi i ministrit të Shëndetësisë. Edhe të gjithë punëtorët e Klinikës së Pediatrisë të Spitalit Regjional të Gjilanit vetizolohen dhe reparti i Pediatrisë mbyllet përkohësisht, dhe shërbimet kryhen në Shëndetësinë Primare. Nesër vazhdojnë testimet e kontakteve tjera të kontakteve të të infektuarve. Ne apelojmë të shfrytëzohet dalja vetëm për nevoja, dy herë në ditë nga 90 minuta, dhe gjobat do të jenë mandatore në mënyrë që të mos shpërndahet ky virus edhe në familjet tjera. Besoj që e kemi përballuar mirë deri më sot, ndonëse i kemi 12 raste aktive në Gjilan të cilat duhet të monitorohen vazhdimisht”, u shpreh Haziri në këtë konferencë. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës