Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Nga janari e deri në korrik të këtij viti janë shpenzuar mbi 44 milionë euro për pensionet e veteranëve të UÇK-së, ku nga 170 euro në muaj kanë përfituar 37.771 veta. Nëse vërtetohen pretendimet e ish-prokurorit Elez Blakaj se nga ky numër i përfituesve mbi 19 mijë janë veteranë të rrejshëm, atëherë buxheti i shtetit për shtatë muaj është dëmtuar për rreth 22 milionë euro, shkruan sot Gazeta “Zëri”. Një kohë të gjatë kishte bashkëpunuar me Prokurorinë e Kosovës për t’i identifikuar veteranët e rrejshëm të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së). Reklamë – Magazina.com – Shit / blerje falas!! Vizito tani. Pavarësisht dëshmive të shumta që ka dhënë gjendja nuk ka ndryshuar fare, por përkundrazi numri i veteranëve është rritur nga muaji në muaj. Duke u bazuar në të dhënat zyrtare shihet se nga fillimi i këtij viti për pagesat e pensioneve të veteranëve janë shpenzuar më shumë se 44 milionë euro, derisa numri i veteranëve përfitues ka arritur në 37,771. Ish-kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Luftëtarëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi, tërë përgjegjësinë për fryrjen e listave ia ka hedhur Komisionit Qeveritar derisa vetëm Prokuroria mund t’i pastrojë ato… Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Kamberi: Serbia të heqë dorë nga “imagjinatat virtuele rreth Kosovës” Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë z.Shaip Kamberi ka komentuar deklaraten e Presidentit Serb Aleksandër …