Skuadra e FC Kosova München ka arritur sukses të jashtëzakonshèm në Bayern.

Drejtori sportiv i FC Kosova München Agron Muharremi në një prononcim për Gazetën Alo ka treguar ambiciet e klubit i cili fitoi titullin Kampion dhe kalon në Ligën rajonale të Gjermanisë.

“Jemi të lumtur me këtë sukses të arritur”, ka thënë fillimisht drejtori sportiv i klubit.

“Ambiciet e klubit nuk përfundojnë këtu. Synimi i FC Münich është inkuadrimi në Landesliga”, ka thënë Agron Muharremi.

Ai ka folur edhe për transferimet e mundshme të FC Kosova Münich.

“Kemi arritur marrëveshje me disa lojtar nga Kosova të cilët pritet ti bashkohen klubit”, ka thënë drejtori sportiv Agron Muharremi për Gazeten Alo.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Sport