Liga e Kampionëve rikthehet sot (e martë) edhe zyrtarisht, duke startuar kështu me fazën e grupeve.

Gara më e madhe për klube në Evropë do t’u sjell tifozëve një kënaqësi të veçante.

Nga ora 18:45 do të startojnë dy takime, siç janë ato mes Sevillës e Red Bull Salzburgut, derisa Manchester United është mysafir i Young Boys.

Përballja më interesante e këtij starti të fazës së grupeve është ai në mes të Barcelonë dhe Bayern Munichut që luhet në ora 21:00.

Nga ky orar luajnë edhe Chelsea që është mikpritës i Zenitit, derisa Juventusi i shkon Malmos.

Takimet e tjera që luhen po ashtu nga ora 21:00, janë edhe Dynamo Kiev ndaj Benfikës, Lille e pret Wolfsburgun, dhe Atalanta udhëton te Viallareali.

 

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Sport