Kombëtarja e Turqisë dhe ajo e Italisë do ta hapin sot (e premte) zyrtarisht Kampionatin Evropian “Euro 2020”, ndërsa kjo ndeshje pritet të ndiqet nga plot 400 milionë spektatorë.

Në Kampionatin Evropian që pritet të fillojë sot, ku do të garojnë 24 vende pjesëmarrëse, do të vërshëllehet bilbil i parë në ndeshjen Turqi-Itali.

Në luftën hapëse të turneut, pritet që të ketë afërsisht 23 mijë tifozë në tribunat e Stadiumit Olimpic të Romës për shkak të pandemisë së coronavirusit.

Megjithatë, sipas mediave turke, kjo ndeshje pritet të ndiqet nga plot 400 milionë njerëz nga të gjitha platformat.

Rreth 200 milionë njerëz ndoqën ndeshjen hapëse të EURO 2016, në të cilën Franca nikoqire fitoi 2-1 ndaj Rumunisë.

Pritet që kjo shifër të dyfishohet dhe numri i shikuesve do të arrijë në 400 milionë në ndeshjen e zjarrtë të mbrëmjes së sotme.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Sport