Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava, ka thënë se operacioni i sotëm i Policisë së Kosovës në veri ishte mjaft i suksesshëm duke patur parasysh edhe situatën që është në atë pjesë të Kosovën. Tërnava, në “Dossier D” në RTV Dukagjini ka thënë se kërcënimet e Vuçiqit për luftë pas aksionit të institucioneve kosovare të sigurisë në veri janë farsa politike. “Ai fort mirë e di se për tërësinë territoriale të Kosovës garanton KFOR-i dhe NATO. Për një sulm ndaj Kosovës, Vuçiq e di çfarë e pret Serbinë. Ata e kanë përjetuar një luftë me NATO-n. Ata prej vitit 1999 asnjëherë nuk kanë provuar t’i thyejnë kufijtë”, tha Tërnava, përcjell Telegrafi. Eksperti i sigurisë thotë se reagimi i bashkësisë ndërkombëtare ishte i pritshëm pasi ata duan që situata të mbetet stabile në Kosovë. “Përndryshe edhe ata e kanë të qartë se qëllimi i aksionit ishte lufta ndaj krimit të organizuar, e që ata vet na kanë kushtëzuar që për të shkuar drejt anëtarësimit në BE duhet të luftohet krimi i organizuar”, tha ai. Tërnava thotë se “askujt nuk i konvenon eskalimi i situatës në veri madje as Serbisë, sepse të gjithë e dinë se na nuk jemi ata që trazojmë situatën atje”. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
“Let’s Do It Kosova” shtrin aktivitetin edhe në Luginë të Preshevës Organizata “Let’s Do It Kosova” dhe “Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim”, kanë nënshkruar memorandum …