Anthony Joshua nuk ka humbur aspak kohë dhe i është kthyer menjëherë regjimit të plotë stërvitor, pas humbjes së papritur nga Andy Ruiz Jr.

Ish-kampioni i unifikuar e ka aktivizuar klauzolën për rimeç me boksierin meksikano-amerikan, me të cilin do të hyjnë sërish në ring gjatë këtij viti.

(Foto: Instagram/anthony_joshua)

Dhe derisa bota e boksit është akoma në shok pas rrëzimit të katërfishtë të AJ në Madison Square Garden të New Yorkut, vet ai i ka nisur menjëherë përgatitjet për t’i kthyer titujt e tij.

Boksieri i lindur në Watford i ka mbajtur të informuar tifozët e tij për angazhimin e menjëhershëm në palestër duke u treguar disa detaje nga përpjekjet për t’u rikthyer në maje.

“Mos e lë suksesin të të hyjë në kokë apo humbjen të të hyjë në zemër”, është një prej mesazheve motivuese të Joshuas.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Sport