Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Drejtori i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka folur për mediat në Presidencën e Serbisë, pas takimit të Presidentin Aleksandar Vuçiq dhe përfaqësuesit e Listës Serbe. Ai ka akuzuar policinë e Kosovës se janë sjellur në mënyrë brutale dhe abuzuese me të. “Këta nuk janë për mua policë, por banda terroriste”, është shprehur Gjuriq, duke iu referuar policëve, të cilët kryen arrestimin e tij për shkak se kishte hyrë në Kosovë pa leje. Djuric ka thënë para mediave në Beograd, pas një takimi me presidentin Aleksandar Vucic dhe përfaqësuesit e Listës Serbe, se policia e Kosovës e kishte goditur pas arrestimit, kishte bërë selfie me të dhe kishin kënduar këngë. “Në sytë e grave dhe të rinjëve kanë gjuajtur shok bomba. Menduan se duke më ngre si qen mund të përulin Serbinë dhe pupullin serb. Pastaj më hipën në një prej mjeteve transportuese. Kam pësuar disa goditje dhe jam mirë përpos disa lëndimeve në duar. U përpoqën të më përulin, dhe bënë selfie me mua, më shtynë kalashnikovin dhe kështu …”. Ai thotë se një polic i kishte nxjerr edhe thikën. “Njëri prej tyre më nxorri edhe thikën si kërcënim. Kanë kënduar edhe këngë e kështu”, ka thënë Djuric. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Bërnabiq: Marrveshja mes Kosovës dhe Serbisë është rruga e vetme për paqen në Ballkan Kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq ka deklaruar se sinqerisht beson se rruga e vetme …