Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pas mbledhjes së Qeverisë, ka folur për samitin e Parisit i cili pritet të mbahet më 1 korrik të këtij viti. I pari i Qeverisë, ka thënë se është mirë që si Kosovë të shkojnë të përgatitur në këtë samit. “Është e rëndësishme që të kemi një pozicion krijues si Kosovë. Kemi punuar si Kosovë për temat për këtë Samit. Jemi në përgatitje , jemi në punë”, ka thënë Haradinaj. Haradinaj ka shtuar se duhet të ketë një kornizë-marrëveshje për atë se çfarë do të merren vesh në këtë Samit, duke mos përjashtuar mundësinë që ky Samit të dështoj. “Sa i përket neve Samiti i Parisit mund të mbahet. Mendojmë që për me ec përpara, duhet të jetë një marrëveshje-kornizë e asaj që duhet mu marr vesh, pra është e nevojshme, jo vetëm për Paris, por edhe nëse nuk ndodh Parisi që mund të mos ndodhë por jo për fajin e Kosovës, por edhe në vjeshtë nëse kthehet dialogu duhet të ketë një kornizë-marrëveshje që të dihet për çfarë mund të dialogohet”, ka shtuar kryeministri Haradinaj. Kryeministri më tej ka përmendur edhe marrëveshjen për Menaxhimin e Integruar të Kufijve të nënshkruar nga Kosova dhe Serbia në vitin 2013. “Kosova dhe Serbia kanë marrëveshje për Menaxhimin e Integruar të Kufijve prej 2013, e nuk mundet Kosova me u rikthy mbrapa e me diskutu këtë marrëveshje sërish. Kornizë-marrëveshja është garancë se a do të ketë dialog ajo. Nuk e kuptoj që dikush duhet me mi përmend kufijtë me Serbinë kur kemi marrëveshjen e IBM”, shoti Haradinaj. Ai theksoi se nuk ka logjik që si Kosovë të bëjmë ndonjë hap të gabuar. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Personat që harrojnë shumë janë super-inteligjentë A jeni në mesin e personave që harron shumë? Nëse po, atëherë me siguri …