Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Ish-diplomati amerikan dhe eksperti për çështje ballkanike, Daniel Serwer, ka thënë se Kosova dhe Serbia nuk janë duke bërë përpjekje reale për të gjetur një zgjidhje. Sipas tij është gabim të mendohet se presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçqiq, do të arrijë ndonjë marrëveshje historike “Mendoj se njerëzit e kanë gabim nëse mendojnë që presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq nuk është i përgatitur për të bërë një marrëveshje historike”, ka thënë Serwer, transmeton Gazeta Express. Sipas tij, as Prishtina e as Beogradi nuk janë duke treguar interesim për të lëvizur përpara sikurse Zaev dhe Tsipras. “Liderët politikë në Beograd dhe Prishtinë nuk kanë treguar interes për të lëvizur përpara sikurse liderët e Maqedonisë Veriore dhe Greqisë, për t’i dhënë fund mosmarrëveshjes së tyre”, ka thënë ai. Serwer ka propozuar, që Serbia dhe Kosova të bëjnë një shkëmbim masash. Serbia duke ndaluar së penguari Kosovën për t’u anëtarësuar në organizatat ndërkombëtare , ndërkohë në anën tjetër thotë se në këmbim të kësaj thotë se Kosova duhet të heq taksën 100 për qind, dhe gjithashtu duke marrë liberalizimin e vizave. Ai në fund ka thënë se ideja për shkëmbim të territoreve, është një ide e keqe, pasi sipas tij një gjë e tillë e destabilizon rajonin dhe jo vetëm Ballkanin Perëndimor. “Kosova dhe Serbia duhet të tregojnë që janë të afta për të trajtuar të gjithë qytetarët në mënyrë të barabartë për t’u integruar në BE, por ideja për korrigjim të kufijve, tregon se janë të pa aftë për të bërë një gjë të tillë”, ka përfunduar ai. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Luana Vjollca elektrizuese, pozon buzë detit Ndërkohë që sezoni i ri televiziv ka filluar, duket se moderatores Luana Vjollca i …