Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Për një vendim përfundimtar pozitiv për liberalizim të vizave nga shtetet anëtare të Bashkimit Evropian Kosovës i kërkohet t’i dëshmojë përpjekjet e vazhdueshme në sundimin e ligjit, migracionit dhe sigurisë. Zyrtarë të Bashkimit Evropian (BE) po kërkojnë nga Kosova që t’i dëshmojë përpjekjet e saj të vazhdueshme në sundimin e ligjit, migracionit dhe sigurisë, në mënyrë që të përgatisë një kontekst pozitiv për vendimin përfundimtar të shteteve anëtare për liberalizimin e vizave. Sipas tyre, procesi i vendimmarrjes në BE për vizat është në vazhdim e sipër, shkruan “Zëri”. “Raporti i vitit 2019 ripohon mbështetjen e Komisionit Evropian për ta përfunduar këtë proces si çështje urgjente. U takon Shteteve Anëtare të BE-së që të përfaqësojnë Këshillin e BE-së së bashku me Parlamentin Evropian, për të marrë vendimin përfundimtar. Është e rëndësishme që Kosova t’i dëshmojë përpjekjet e saj të vazhdueshme në sundimin e ligjit, migracionit dhe sigurisë, në mënyrë që të përgatisë një kontekst pozitiv për vendimin përfundimtar të Shteteve Anëtare të BE-së”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së BE-së në Prishtinë për vizat Like 0
Shtatori, ‘i nxehtë’ për Kosovën dhe Serbinë do të diskutohet edhe për Luginën e Preshevës Takimi i tretë në kuadër të fazës finale të dialogut në Bruksel, ku do …