Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Komisioni për Arsim ka diskutuar lidhur me kërkesat e Këshillit Kombëtar Shqiptar nga vizita e përbashkët e realizuar në Luginë të Preshevës. Më këtë rast u vendos që të thirret seancë e jashtëzakonshme për të hënën ku do të dilet me një vendim obligues për ndihmë Luginës së Preshevës. Para se të merret vendimi për seancën e jashtëzakonshme, deputetët diskutuan për mënyrat e ndihmës. Teuta Haxhiu nga AAK tha se kërkesat dhe nevojat e popullatës atje duhet të merren me seriozitet nga institucionet kosovare dhe ato të Shqipërisë: “Ata kërkuan një fond për Luginën. Mënyra se si shkojnë mjetet ishte e vrazhdë përmes Shqipërisë dhe kalon periudhë njëvjeçare deri sa u shkojnë mjetet. Duhet të pyetet Shqipëria se pse shkon kjo kohë. Të hiqen procedurat se si shkojnë mjetet dhe tekstet”, tha ajo. Po ashtu aty kishte kërkesa që të investohet në fushën e kulturës dhe thirret seancë e jashtëzakonshme. Nga ana tjetër, deputeti i LVV-së, Smajl Kurteshi theksoi se pas takimit që zhvilluan me Këshillin Kombëtarë të Shqiptarëve, u konfirmoi se gjendja është shumë e rëndë. “Në institucionet arsimore ka diskrimin në kuadrot profesionale pasi që nuk po u pranohen diplomat e Univesireteteve të Kosovës dhe s’po mundon të japin mësim nëpër shkolla”, ka deklaruar ai. Më tej, Kurteshi përmendi edhe rastin e Spitalit të Vranjës, ku po bëhet shkelje e madhe ndaj shqiptarëve. “Në spitalin e Vranjës ka 600 të punësuar, 40% e pacientëve janë shqiptarë, ndëresa aty punon vetëm një shqiptar. Në Komunën e Medvegjë, 80 punëtorë serbë dhe 3 shqiptarë”, ka deklaruar ai. Ndryshe, anëtarët e Komisionit, përmendën edhe faktin se si në Kadastrën të Luginës nuk punon asnjë shqiptarë sepse aty, sipas tyre, po tentohet të bëhet edhe “de jure” shpërngulja e ligjshme duke u larguar nga regjistrat. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Kremlini konfirmon mbështetjen e Rusisë për marrëveshjen Kosovë-Serbi Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka folur shkurtimisht me liderin e Kosovës, Hashim Thaçi …