Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Brazili e ka fituar Kupën e Amerikës, pasi në finale e ka mposhtur Perunë me rezultat 3-1. Golin e parë për ‘Selecao’ e realizoi Everton Soares në minutën e 15-të, ndërsa deri në fundin e pjesës së parë u shënuan edhe dy gola të tjerë. Peru e barazoi rezultatin me anë të Paulo Guerreros (44’), duke realizuar nga pika e bardhë, mirëpo Gabriel Jesus (45’+3) e riktheu epërsinë e Brazilit. Ylli i Manchester Cityt ishte i pafat në këtë përballje, pasi në minutën e 70-të u përjashtua nga loja, pas kartonit të dytë në ndeshje. Peruanët e shtuan edhe më shumë presionin ndaj brazilianëve që mbetën me dhjetë lojtarë më pak në fushë, mirëpo Alisson Becker nuk lejoi të mposhtej sërish. Kur u mendua se ndeshja po përfundonte 2-1, Richarlison shënoi nga pika e bardhë në minutën e 88-të, për rezultatin përfundimtar 3-1. Kujtojmë që në gjysmëfinale, nikoqirët e eliminuan Argjentinën me shumë vendime të diskutueshme për vendimet e gjyqtarëve, derisa Peruja e mposhti Kilin, për të kaluar në finale pas më shumë se një shekulli. Selecao e kishin fituar për herën të fundit Kupën e Amerikës para 12 vitesh, ndërsa në këtë vit ishin nikoqir dhe arritën ta fitojnë trofeun. Like 0