Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka reaguar sot duke cituar një thënie të Martin Luther King, i cili i përkushtoi jetën e tij betejës jo të dhunshme për barazi midis racave dhe drejtësisë sociale në SHBA.

Rama ka reaguar lidhur me protestën që opozita pritet të zhvillojë pasditen e të hënës.

“Përtej aspektit moral, limiti i protestave të dhunshme qëndron në faktin se ato s’të çojnë në fitore dhe këtë e dinë edhe ata që i bëjnë. Pra protesta e dhunshme s’është revolucionare po reaksionare, sepse ndjell humbjen”, shprehet Rama duke cituar Martin Luther King.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme