Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Presidenti i Turqisë, Recep Tayiip Erdogan i cili po qëndron në Sarajevë ku po merr pjesë në Samitin e SEECP bashkë më vendet e rajonit, e të cilin po e bojkoton Kosova për shkak të trajtimit jo të barabartë, ka kërkuar që Bosnja e Hercegovina t’i dorëzojë shtetasit turq. Erdogan i cili po përballet me telashe brenda partisë së tij AKP për shkak të dorëheqjeve të zyrtarëve të lartë, po vazhdon të merret me çështjen e gylenistëve. Ai këtë e ka bërë në Sarajevë ku ka kërkuar t’i dorëzohen shtetasit turq të njohur si gylenistë, të cilët ai i sheh si fajtorë për puçin ushtarak të vitit 2016. “Shpresoj se nuk do t’i rrezikoni raportet me Turqinë për shkak të Lëvizjes Feto” u ka thënë Erdogan anëtarëve të Presidencës boshnjake. “Personalisht do të kujdesem që të zgjidhet ky problem” ka premtuar Milorad Dodik. Ndërsa, anëtari boshnjak i Presidencës Sefik Dzaferovic ka thënë se Bosnja e Hercegovina nuk do të lejojë që të cenohen raportet me Turqinë dhe se gjithçka do të zgjidhet në përputhje me ligjet boshnjake dhe turke. Por, sipas mediave të rajonit Erdogan është shfaqur i pakënaqur me bashkëpunimin rreth këtyre çështjeve. Në vitin 2018 Kosova i kishte bashkëpunuar me autoritet turke duke ia dorëzuar 6 shtetas turq Ankarasë pa përfillur asnjë procedurë ligjore. Në kidnapimin e shtetasve turq kishte marrë pjesë AKI ndërkohë që shërbimi sekret turk kishte dërguar një aeroplan për këtë. Pas aksionit Erdogan kishte falënderuar Presidentin Hashim Thaçi për bashkëpunimin. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Në Luginë të Preshevës papunësia arrin deri në 70 për qind Sipas Entit të Statistikave të Luginës, në tri komunat shqiptare në Serbi, papunësia arrin …