Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Partia për Veprim Demokratik gjatë ditës së sotme, nëpërmjet nënkryetares së saj, Ardita Sinanit, mbajti konferencë për mediat. Tashmë është e njohur se PVD ka marrë përsipër t’i paraqitet opinionit me demaskimin sipas saj të mashtrimeve dhe manipulimit me premtimet e kryetarit të APN dhe të komunës, Shqiprim Arifit. Në vazhdën e analizës së këtyre manipulimeve me ndjenjat e qytetarëve, Ardita Sinani sot preku temën e premtimeve nga ana e Shqiprim Arifit për sjelljen e investimeve të huaja në komunë të Preshevës. Sipas Sinanit premtimet për hapje të vendeve të reja të punës dhe zhvillim të hovshëm ekonomik, ishin alibi e pandershme për arritjen e qëllimeve të kryetarit të APN dhe të komunës. Edhe më e turpshme theksoi ajo ishte fakti se me këto mashtrime ai arriti të entuziazmojë një shtresë e cila po mundohet të mbijetonte si rezultat i gjendjes së vështirë socio-ekonomike. Nënkryetarja e PVD nënvizoi disa nga premtimet megalomane të Shqiprim Arifit gjatë fushatave të tij parazgjedhore siç janë prodhimi i keçapit, premtimin për sjelljen e një investitori që do të hapte qendrën e grumbullimit të produkteve bujqësore, investitor të huaj për ndërtimin e qendrës të arsimore, sjellja e investitorëve të huaj për prodhimin e energjisë solare e shumë premtime tjera. Në të gjitha këto premtime sipas Sinanit, i pari i komunës për secilin investitor të premtuar kishte përmendur edhe numër të caktuar të të punësuarve. Në fund, Ardita Sinani theksoi se dalja e saj në këtë konferencë nuk ishte shprehje e gëzimit të askujt për manipulimet me ndjenjat e qytetarëve të Shqiprim Arifit, por ishte për të shprehur mllefin e atyre qytetarëve të cilët kryetari i APN dhe i komunës i manipuloi me premtime të rrejshme. Ajo në fund pyeti publikisht Shqiprim Arifin pse nuk i zë në gojë më investitorët misterioz? Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid Gjykata e Drejtësisë së Bashkimit Evropian ka vendosur sot se Komisioni Evropian nuk i …