Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Ndahet nga jeta krejt papritur për shkak të një aksidenti automobilistik, Pernell Whitaker, një prej boksierëve më të mirë të të gjitha kohërave. 55-vjeçari ndërroi jetë në orët e vona të së dielës, pasi u goditur nga një veturë në Virginia Beach. Policia në Virginia Beach ka njoftuar se incidenti është ende duke u hetuar. por mësohet se “Kur policët mbërritën në vendin e ngjarjes, zbuluan një viktimë mashkull, që ishte goditur nga vetura. Viktima ndërroi jetë në vend për shkak të plagëve. Shoferi i veturës qëndroi në vendin e ngjarjes me policinë”, – deklaroi zëdhënësi i departamentit të policisë së Virginia Beach, L. M. Bauder. I njohur si “Bizelja e ëmbël”, Whitaker, një boksier që kishte armën më të fortë grushtin e majtë, vlerësohet si një prej boksierëve më të mirë mbrojtës në histori. Pernell Whitaker ka qenë kampion botë në IBF, WBC, WBA për peshat e e lehta dhe Welter. Ka qenë gjithashtu fitues i medaljes së artë në Olimpiadën e vitit 1984 në Los Angeles. Like 0
Ndahet nga jeta krejt papritur për shkak të një aksidenti automobilistik, Pernell Whitaker, një prej boksierëve më të mirë të të gjitha kohërave. 55-vjeçari ndërroi jetë në orët e vona të së dielës, pasi u goditur nga një veturë në Virginia Beach. Policia në Virginia Beach ka njoftuar se incidenti është ende duke u hetuar. por mësohet se “Kur policët mbërritën në vendin e ngjarjes, zbuluan një viktimë mashkull, që ishte goditur nga vetura. Viktima ndërroi jetë në vend për shkak të plagëve. Shoferi i veturës qëndroi në vendin e ngjarjes me policinë”, – deklaroi zëdhënësi i departamentit të policisë së Virginia Beach, L. M. Bauder. I njohur si “Bizelja e ëmbël”, Whitaker, një boksier që kishte armën më të fortë grushtin e majtë, vlerësohet si një prej boksierëve më të mirë mbrojtës në histori. Pernell Whitaker ka qenë kampion botë në IBF, WBC, WBA për peshat e e lehta dhe Welter. Ka qenë gjithashtu fitues i medaljes së artë në Olimpiadën e vitit 1984 në Los Angeles.